Të shtëna në Pensilvani, të paktën tre persona të vdekur

BOTA


Të paktën tre persona u vranë nga të shtënat në Falls Township, Pennsylvania të shtunën në mëngjes, thanë zyrtarët, sipas CNN.

“Ne po hetojmë një vrasje masive që ndodhi në qytet këtë mëngjes,” tha Jeff Dance, kryetar i bordit të mbikëqyrësve të qytetit. “Tre persona u vranë në dy lokacione të ndryshme dhe bëhet fjalë për dhunë në familje”, shtoi ai.

Policia e ka identifikuar të dyshuarin si autori i ngjarjes, ai është 26-vjeçari Andre Gordon.

Departamenti i Policisë së Middletown tha në një postim në Facebook se ata janë në dijeni për të shtënat dhe po u kërkojnë banorëve të marrin masa paraprake.

“Mos udhëtoni në Falls Township deri në një njoftim tjetërNe kemi urdhëruar që qendra tregtare të mbyllet deri në një njoftim të dytë,” tha Departamenti i Policisë së Middletown./abcnews.al



Skip to toolbar