Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë në rrugën “Princ Vidi”.
I plagosur ka mbetur shtetasi, Ervin Nela. Ky i fundit është plagosur nga kushëriri i tij, Mario Nela.
Ai ka marrë një plumb në pulpën e këmbës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mbetet i paqartë akoma shkaku i konfliktit mes dy kushërinjve.
Ndërkohë, hetuesit pritet të marrin në pyetje në spital të plagosurin.