Teatri, dramaturgu Josif Papagjoni: Vjen era myk, duhet një i ri

POLITIKË


Kritiku i artit, studiuesi dhe dramaturgu Josif Papagjoni i është bashkuar listës së njerëzve që duan një teatër të ri, duke dalë kundër protestës së një grupi të vogël artistësh dhe opozitës, që ka gjetur një kauzë për të kundërshtuar qeverinë. Studiuesi Papagjoni thotë se ka ardhur koha të bëhet një godinë e re teatrore, pasi asnjë teatër në Ballkan nuk ndodhet në gjendjen që është Teatri Kombëtar.

“Kur shoh këto pamje, më shtohet dhjetëfish bindja se aty duhet ngritur një teatër i ri. Nëse ai projekt është i vërtetë, atëherë jam i lumtur si spektator, si kritik, por edhe si popull, se teatri nuk është vetëm për aktorët, teatri është publiku. Duhet t’i japim publikut mundësinë, shansin që të kënaqet. Njeriu kur shkon në teatër duhet të ndjejë era parfum, që është një godinë e bukur, e kënaqshme, ku perceptohet produkti artistik. Por, kur shkoj atje tani, mban era myk, lagështirë. Si mund ta heqim ne lagështirën? Bëj një mijë rikonstruksione, era e lagështirës nuk hiqet; ajo është godinë e kalbur. Pyetja që duhet të shtrojmë është: A mund ta ftojmë këtu trupën e Berlinit të japë një shfaqje? A mund të bëjmë një festival europian në këto kushte? Një produkt të Mbretit Lir apo Hamletit? Pra, jam shumëfish me idenë që atje duhet një teatër i ri”, është shprehur Josif Papagjoni, të cilin Rama e ka përzgjedhur për të dhënë dhe një herë mesazhin për një teatër të ri dhe ka vënë në dukje se studiuesi e kritiku i artit, profesori, Josif Papagjoni, ka botuar 15 libra për teatrin, dramaturgjinë, një sërë dramash dhe plot artikuj e studime mbi teatrin dhe personalitetet e skenës.

Studiuesi e kritiku i artit, profesori, Josif Papagjoni, ka botuar 15 libra për teatrin, dramaturgjinë, një sërë dramash…

Gepostet von Edi Rama am Montag, 12. August 2019


Skip to toolbar