Teliti i përgjigjet Ramës: Fondet e qeverisë i marrin grosistët pranë qeverisë

Më të fundit


Drejtori i kabinetit dhe eksperti i ekonomisë në PD, Dorjan Teliti i është përgjigjur sot kryeministrit Rama në lidhje me sektorin e bujqësisë.
Sipas tij, Rama jo vetëm nuk ka mbajtur premtimet e bëra fermerëve, siç është nafta pa akcizë e premtuar që në 2013, por edhe ju ka shtuar atyre taksa, duke i çuar në prag të kolapsit.

Teliti shtoi se fermerët sot janë të ngarkuar nga taksat e larta, kostot e larta, kalbja e prodhimeve të pashitura dhe mungesa e plotë e mbështetjes nga shteti.

STATUSI I PLOTË
Pasi ka dështuar të japë llogari për premtimet e pambajtura për bujqësinë, ER orvatet t’u hedhë hi syve fermerëve të falimentuar nga taksat e larta dhe mungesa e mbështetjes konkrete për to.

Në 2013 premtoi naftë pa akcizë për fermerët, por u shtoi edhe taksën e qarkullimit 24 lek/litër. Vetëm nga kjo taksë absurde që s’ka asnjë lidhje me bujqësinë, fermerët kanë paguar rreth 100 milion euro në 7 vitet e qeverisjes së tij.

U premtoi fermerëve 40 milion euro investime në vit, por nuk ka financuar as gjysmën e tyre. Ndërsa 70% e fondeve të akorduara janë dhuratë nga Bashkimi Europian.

Bilanci i vërtetë i ER në bujqësi është ky:
•rreth 100 milion euro taksë qarkullimi paguar nga fermerët në shtatë vite;
•70% të fondeve për bujqësinë i përfitojnë 50-60 grosistë;
•2% e fermerëve kanë marrë mbështetje, ndërsa 98% e tyre nuk e kanë parë dorën e ndihmës nga shteti;
•30-40% më e lartë është kosto e prodhimit krahasuar me rajonin;
•30% më i ulët është rendimenti i prodhimit bujqësor e blegtoral, krahasuar me rajonin;
•2/3 e tokës nuk kanë akses në ujitje e kullim;
•Vetem 2,8% e fermave kane traktore apo mjete te mekanizuara.
Fermeri shqiptar nuk lexon grafikët e vizatuar nga propaganda.
Fermeri shqiptar lexon xhepat e tij të shpuar nga taksat e larta, kostot e larta, kalbja e prodhimeve të pashitura dhe mungesa e plotë e mbështetjes nga shteti.



Skip to toolbar