SPAK ka dhënë pretencën për të akuzuarit lidhur me tenderin e uniformave të Policisë së SHTETIT. S
Organi i akuzës ka kërkuar që të gjithë të dënohen me 1.6 vite burg dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar 1 vit burg.
Të akuzuar për këtë çështje janë: Edlira Naqellari , Flutura Cerkezi , Ani Omuri, Klevis Hasani , Kreshnik Bejkaj , Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj, Anisa Bogdani dhe Aurora Mulla.
Kujtojmë se SPAK bëri publik përfundimin e hetimeve në muajin korrik. Bëhet fjalë për një tenderin e uniformave që kap vlerën e rreth 28 milionë eurove.
Tenderi është dhënë në kohën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Sandër Lleshaj, ndërsa është kallëzuar në vitin 2020 nga Grupi Parlamentar Demokrat, përkatësisht nga Myslim Murrizi dhe Halit Valteri.