Vijon të mbetet i lartë tensioni në Jerusalemin Lindor, veçanërisht në Sheikh Jarrah ku dy ditë më parë një nënë izraelite u godit me thikë nga një adoleshente palestineze, ndërsa ajo ishte në rrugë me fëmijët e saj.
Mbrëmë, radio ushtarake raportoi, se ekstremistët hebrenj thyen xhamat e makinave të parkuara palestineze në Sheikh Jarrah.
Media të tjera raportojnë se besimtarët hebrenj, të cilët mbërritën në lagje mbrëmë për t’u lutur te varri i një rabini të lashtë, u goditën nga me gurë. Dy prej tyre mbetën të plagosur. Edhe sot, në Jerusalem ka një prani të lartë policie si në Sheik Jarrah ashtu edhe në Qytetin e Vjetër.