Tensionet me Iranin, arrestohet ambasadori britanik në Teheran

BOTA


Ministria e Jashtme britanike dënoi ashpër arrestimin e ambasadorit të saj në Teheran për disa orë nga autoritetet iraniane. Përmes një deklarate, Britania e Madhe e cilësoi këtë veprim si “shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar”.

Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab tha se “arrestimi i ambasadorit në Teheran pa asnjë bazë dhe asnjë shpjegim, është shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar. Qeveria iraniane është në një udhëkryq. Ajo mund të vazhdojë ecjen e saj drejt statusit të të përjashtuarit me gjithë izolimin politik dhe ekonomik që kjo sjell me vete, ose të ndërmarrë hapa për të ulur tensionet dhe të angazhohet në një rrugë diplomatike përpara.”

Autoritetet iraniane arrestuan të shtunën ambasadorin britanik, Rob Macaire i akuzuar për nxitje të protestave kundër qeverisë. Një grup protestuesish u mblodh në Teheran duke shprehur zemërimin ndaj qeverisë iraniane lidhur me rrëzimin e avionit ukrainas që shkaktoi vdekjen e 176 personave. Irani pranoi se e kishte sulmuar gabimisht avionin me pasagjer duke e ngatërruar me një bomber amerikan.



Skip to toolbar