Tensionet në Lindjen e Mesme/ Lideri Suprem i Iranit konfirmohet i vdekur pas sulmeve ajrore

BOTA


Zyrtarë izraelitë kanë deklaruar se Ayatollah Ali Khamenei, lideri suprem i Iranit, është gjetur i vdekur pas sulmeve ajrore të kryera nga SHBA-ja dhe Izraeli mbi Teheran.

Sipas këtyre pretendimeve, trupi i Ajatollahut është nxjerrë nga rrënojat e lëna pas goditjeve të së shtunës ndaj Republikës Islamike.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se ka shenja që Khamenei ka vdekur, duke shtuar se informacionet po verifikohen.



Skip to toolbar