Tensionet SHBA-Iran, Papa Françesku: Ikni nga hija e armiqësisë

BOTA


Tensionet e ashpra mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Irani, pas vrasjes së gjeneralit iranian, Qasem Soleiman, nga forcat amerikane, kanë ngjallur reagime të forta botërore, por edhe frikë për një luftë të mundshme.

Së fundi, ka reaguar dhe Papa Françesku, i cili iu bën thirrje të dyja palëve për dialog dhe vetëpërmbajtje. Duke folur në lutjen e së dielës në Vatikan, Papa foli dhe për një ajër të tmerrshëm tensioni që tani mund të ndihet në shumë pjesë të botës. “Unë u bëj thirrje të gjitha palëve të mbajnë ndezur flakën e dialogut dhe të vetëpërmbajtjes dhe të largohen nga hija e armiqësisë. Lufta sjell vetëm vdekje dhe shkatërrim”, tha Papa Françesku.

Të premten, një sulm amerikan me dron, në një kolonë në aeroportin e Bagdadit vrau komandantin ushtarak iranian, Qassem Soleimani, duke dhënë premtime për hakmarrje të ashpër nga Teherani.



Skip to toolbar