Tentohet rrëmbimi i një personi në Vlorë

AKTUALITET


Një person është tentuar të rrëmbehet. Ngjarja raportohet se ka ndodhur ditë e djeshme. Sipas policisë bëhet fjalë për A.S, i cili është tentuar të rrëmbehet në një makinë nga dy persona.

Lidhur me këtë ngjarje policia raporton se ka shpallur në kërkim S. S., 34 vjeç dhe S. J., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Armen, Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë shpallën në kërkim shtetasit S. S., 34 vjeç dhe S. J., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Armen, Vlorë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, për motive të dobëta kanë tentuar të marrin në makinë forcërisht shtetasin A. S. Vijon puna për kapjen e tyre.



Skip to toolbar