Tentoi të fuste mbi 680 mijë euro të padeklaruara në Shqipëri, arrestohet 51-vjeçari

AKTUALITET


Një 51 vjeçar është arrestuar pasi po tentonte të fuste në Shqipëri 680 mijë euro që dyshohet se rrjedhin nga krimi. Lefter Nelaj është arrestuar teksa hyri në Shqipëri nga Mali i Zi .

”Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar “Burimi”.

Gjatë operacionit, u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua shtetasi L. N., 51 vjeç, banues në Fushë Milot.

Nga kontrollet në vijë të dytë, në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjetën në 2 hapësira të modifikuara në dyert e pasme, 680 595 euro, të cilat ky shtetas synonte t’i fuste ilegalisht në Shqipëri. Vijojnë hetimet për të provuar burimin e parave, informon policia e Shkodrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.



Skip to toolbar