Tentoi të kalonte autostradën Tiranë-Durrës, përplaset për vdekje këmbësori

AKTUALITET


Një person ka gjetur vdekjen në autostradën Tiranë- Durrës, në vendin e quajtur “Marikaj”. Një këmbësor ende i paidentifikuar rreth 60 vjeç ka kaluar nga njëra anë e autostradës në tjetrën dhe për pasojë është goditur për vdekje nga fugoni tip “Benz” me drejtues shtetasin F. V.

Drejtuesi i fugonit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.



Skip to toolbar