Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ky shtetas akuzohet se më datë 16.01.2026, në zonën e quajtur “Kryqëzimi i Vinotekës”, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin 21 vjeç.
Sipas policisë, në pranga edhe drejtuesi i automjetit, shtetasi 27-vjeçar me të cilin lëvizte në zonën e “Freskut” i kërkuari. 27-vjeçari u arrestua për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi drejtonte automjetin me të cilin lëvizte në zonën e “Freskut” Tiranë, 32-vjeçari që ishte në kërkim.
Gjithashtu është sekuestruar edhe automjeti tip “Audi”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
