Tërhiqet Holta Zaçaj/ Karamuço: Ishte përcaktuar në shkresa. Kryetarja e GJK që duhet ta njohë mirë Kushtetutën, gjen hapësira për të mbajtur postin

Më të fundit


Ervin Karamuço komentoi tërheqjen e Holta Zaçajt në lidhje me mandatin e saj si kryetare e Gjykatës Kushteutese. Në emisionin “Real Story”, eksperti tha se kryetarja duhet ta njohë mirë kushtetutën dhe s’duhet të gjejë hapësira për të mbajtur atë post.

“Ndjej keqardhje të mëdha për këtë që ndodhi. Ishte furtunë në gotë uji për më tepër që ishte përcaktuar edhe në shkresat përkatëse. Kishte burra të vjetër që respektonin kushtetutën e ligjin, sot jemi në një gjeneratë të papërgjegjshme dhe mënyrën e shëmtuar se si u mbyll gjithë kjo sagë që nuk kishte të bënte fare as me Komisionin e Venecias. Një kryetare që duhet ta njohë më mirë Kushtetutën dhe gjen hapësira si e si për të mbajtur atë kolltuk. Është vonë tani për të reaguar në lidhje me zgjedhjen e anëtares dhe më pas kryetaren e GJK.

Ka pasur në KED debate për shkak të mospasjes në dosje të asnjë prej atyre dokumenteve dhe kërkimeve shkencore në profilin kushtuetues. Profili I saj ka qenë financiaro banker. Debatet nganjëherë janë në një tjetër kaq dhe vendimarrja është në një kah tjetër. Ka ndodhur herë pas here në këto organe kolegjiale dhe fundi ishte ky.

Duhet të jenë të kujdesshëm për mënyrën se si zgjedhin kritetet, integritetin. Duhet parë edhe vetë background i vetë personave që përfaqësojnë, sepse mund të ndodhin raste të tilla shumë të shëmtuara që edhe ata mbajnë përgjegjësi.

Reforma në drejtësi i kushtoi rëndësi sistemit por nga ana tjetër, tashmë edhe për shkak të këtyre shembujve të këqinj, duhet të fokusohet më shumë edhe te individi. Kë po promovojnë dhe kush duhet të marrë këto detyra.

Ka të bëjë edhe me moshën, pjekurinë, integritetin dhe formimin. Duhet ngritur niveli I përzgjedhjes dhe kërkesës së llogarisë ndaj personave që kanë ambicie për të garuar në institucionet më të larta kushtetuese të këtij shteti.”, tha ai.



Skip to toolbar