Greqia është goditur mesditën e së premtes nga një tërmet i fuqishëm me qendër në Athinë.
Bëhet fjalë për një tërmet 5.3 ballë i shkallës Rihter.
Sipas Institutit Euro-Mesdhetar epiqendra e tërmetit ishte 19 kilometra në veriperëndim të Athinës, dhe në vetëm 12 kilometra thellësi.
Pas tërmetit pati probleme në komunikim dhe ndërprerje të energjisë. Njerëzit në Athinë u alarmuan nga tërmeti. Shumë prej tyrë u panë të dalin në rrugë e të vrapojnë, raporton Associated Press.
Ndërsa zjarrfikësit po i përgjigjen thirrjeve telefonike të qytetarëve të ngecur nëpër ashensorë. Gjithsesi nuk raportohen dëme serioze.