Tërmet me magnitudë 7.3 në Indonezi, lëshohet paralajmërimin për cunami

BOTA


Një tërmet me magnitudë 7.3 ka ndodhur në perëndim të ishullit Sumatra të Indonezisë. Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës së Indonezisë ka lëshuar një paralajmërim për cunami.

Tërmeti kishte epiqendër 170 kilometra në juglindje të Teluk Dalam, një qytet bregdetar në rajonin e Niasit Jugor të Sumatrës Veriore, në një thellësi prej 15 kilometrash, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA, sipas të cilit tërmeti ka qenë me magnitudë 7.1 ballë, ndërsa pasgoditjet ishin të forta deri në 5.8.

Ende nuk është dhënë asnjë deklaratë për humbjet e pronave apo jetëve nga tërmeti, ndërkohë që njerëzit u evakuuan nga disa zona bregdetare pas paralajmërimit nga autoritetet.

Pamjet e publikuara nga Agjencia Kombëtare e Zbutjes së Fatkeqësive treguan lumenj njerëzish që largoheshin nga frika e cunamit, ndërsa disa pacientë në spitalin e fshatit u evakuuan në oborrin e tij.

Goditjet u ndjenë në rrethe dhe qytete të provincave të Sumatrës Perëndimore dhe Sumatrës Veriore, dhe disa vende urdhëruan evakuime në tokat më të larta.

Indonezia, një arkipelag i madh prej 270 milionë banorësh, goditet shpesh nga tërmetet, shpërthimet vullkanike dhe cunami. Në nëntor, një tërmet me magnitudë 5.6 vrau të paktën 340 njerëz dhe dëmtoi më shumë se 62,600 shtëpi në pjesë të Javas Perëndimore.



Skip to toolbar