Drejtori i Emergjencave Civile Haki Çako tha se zyrtarisht 30 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 20 të tjerë gjenden ende nën rrënoja.Gjatë një interviste me gazetarin Sokol Balla në emisionin “Real Story” Çako tha se tërmeti ishte me pasoja shkatërrimtare.
“Sikurse dihet se të gjithë shqiptarët janë në ankth që mëngjesit të djeshëm për shkak të një tërmeti të fuqishëm. Kemi kaluar disa tërmete këtë vit, për fat të keq të vendit tonë. Për fat të mirë, më parë nuk kemi pasur humbje të jetë të njerëzve. Kemi disa objekte të rrënuara totalisht dhe kemi 30 qytetarë që kanë humbur jetën. Nga këta 14 janë humbur jetën në Durrës, 15 në Thumanë dhe 1 në Kurbin. Sa kemi informacion, së paku 20 vetë janë nën rrënoja. Grupet e kërkim –shpëtimit janë të kualifikuar dhe ato çdo veprim e kryejnë në kushtet e bindjes se personi është ende gjallë. Në këto kushte, të shpresojmë sadopak”, tha Çako.