Një tjetër lëkundje e fuqishme ka tronditur Shqipërinë në orët e mesditës. Një tërmet me magnitudë 5.0 e shkallës Rihter është shënuar pranë Kepit të Rodonit, por fatmirësisht nuk ka zgjatur në kohë.
Sipas të dhënave tërmeti është regjistruar rreth orës 14:05 dhe ka qenë në thellësi të vogël, rreth 2 km. Kjo lëkundje pasonte një tjetër lëkundje të orës 13:45 me magnitudë të shkallës 4 Rihter, i cili u shënua në detin Adriatik rreth 31 km larg Tiranës dhe me thellësi 10 km. Shqipëria ka pasur dhjetëra lëkundje gjatë ditës, por ndryshe nga tërmeti i shtatorit, lëkundjet pasuese kanë qenë të forta.