Një kompani izraelite ka krijuar një teknologji inovatore, një sistem që mund të parashikojë tërmetet 4 orë para. Sistemi në fjalë do të testohet fillimisht në Rumani. Universiteti i Bukureshtit ka marrë përsipër të instalojë vitin e ardhëm në rajonin lindor Vrancea; ndër më aktivët përsa i përket goditjeve sizmike në Europë; sistemin në fjalë të prodhuar nga një kompani izraelite që nëse rezulton i suksesshëm pritet të gjejë shtrirje në mbarë botën dhe do të ishte një revolucion i vërtetë.
Sipas drejtuesve të kësaj firme, provat paraprake kanë treguar se teknologjia e re ka dhënë informacione të sakta për 68 nga 75 raste tërmetesh, për të cilat janë kryer miniteste.
“Për të parën herë, njerëzimi mund të bëjë parashikime me minimalisht 4 orë përparësi se çfarë do të ndodhë. Askush s’e ka bërë deri më tani”.
Rumania do të jetë vetëm njëra nga zonat ku do të kryet faza e parë e testit, që më vonë gjatë vitit 2020 do të instalohet edhe në Kaliforni, një zonë tepër aktive në anën tjetër të globit. Parashikimi me të paktën 4 orë përparësi është një hap gjigant që jep mundësinë e evakuimit të banorëve nga ndërtesat për të shmangur viktimat.