Tërmeti 26 Nëntorit, Rama e Veliaj inspektojnë punimet për rindërtimin e dy shkollave në Tiranë

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj, kanë inspektuar punimet ne 2 shkolla në Tiranë, të cilat janë duke u ndërtuar të reja, pasi u shkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Rama e Veliaj kanë inspektuar punimet në shkollat “Vace Zela” e “Kristo Frashëri” në zonën e Don Boskos në kryeqytet.

Kreu i qeverisë Rama, me anë të një postimi në “Facebook” shprehet se ndërtimi i 17 shkollave të rrënuara nga tërmeti do të bëhet në bashkëpunim të plotë mes qeverisë e bashkisë së Tiranës.



Skip to toolbar