Tërmeti, Arben Meçe: 985 milionë euro shifër e paarsyeshme, opozita e papërgatitur për të mbajtur qëndrim

AKTUALITET


Inxhinieri  Arben Meçe i ftuar në emisionin ‘Real Story’ të Sokol Ballës në News 24 ka kritikuar raportin e dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit duke e quajtuar të paarsyeshëm dhe me probleme.

Meçe gjithashtu shprehet se priste një qëndrim nga opozita për raportin por e cilësoi atë si të papërgatitur.

Inxhinieri tha se raporti ishte preciz deri në shifra 1, 2 apo 6 euro që për një shifër 985 milion euro nuk mund të ndodhë, pasi mund të bëhen vetëm parashikimi. Arben Meçe bëri apel ekspertëve të huaj apo vendas që hartuan raportin që të dalin para opinionit publik dhe të sqarojnë se si dolën në këto shifra ekzakte.

”Sot qeveria doli me faturën e vet. Kishte një gjë pozitive që ka faktorë ndërkombëtarë që janë përgjegjës. Fatura ka shumë elementë për të debatuar dhe prisja që opozita të mbante një qëndrim për të. Por është e papërgatitur.

Flitet për 60 specialistë të huaj dhe vendas. Është mirë të ekspozohet. Nuk është e nevojshme që të bëjnë një raport 100 faqe. Dy veta e implementonin atë program që është i standarteve europiane, dhe dy struktura që janë përgjegjëse.

Duhet të dija se kush janë ekspertët shqiptarë. Nuk shoh asnjë ekspert shqiptar. Ndërkohë përgjegjës është një nga institucionet më seriozë dhe organizim të përkryer dhe e falënderoj Çuçin për këtë gjë pasi ka bërë një performancë të shkëlqyer.

985 milion euro, jemi në një prognozë në këtë rast dhe nuk mund të flasësh me 1 euro, 2 euro, 6 euro.

Unë këtu bëj një pikëpyetje të madhe pasi shoh disa elementë që më çojnë tek 6 euro. Nga 985 milion euro në 6 euro. Kjo metodikë është e pamundur të nxjerrë 6 euro, mund të nxjerrë deri e shumta 10 mijë euro.  Kur shoh 6 euro them që diçka ka problem. Është një shifër e paarsyeshme. Dua të di ku ka dalë këtë 6 euro, në parashikim. Në parashikim nuk ndodh një gjë e këtillë.

415 milion euro ia çon Bashkisë së Tiranës. Unë kam mkërkuar informacion zyrtar nga Bashkia për vlerësimet dhe për tenderin që është dhënë. 22 mijë euro për vlerësim, 20 mijë euro për vlerësim. Vlerësimi shtetëror e ka tek 6 euroshi, duhet të sqarohet nga ana e këtyre personave që japin këta persona para opinionit publik që japin këtë preçizion që lë shumë për të dëshiruar. E pamundur që të jepet ky informacion. Kjo është një faturë për të cilën ne do të shkojmë tek tavolinat ndërkombëtare dhe është serioze aq më tepër që do shkojë tek ndërkombëtarët.

Kam dhe diçka tjetër kjo vlerë do të jetë donacion apo kredi?”- tha inxhinieri Meçe.



Skip to toolbar