Analisti Eduard Zaloshnja u shpreh në “Real Story” se tërmeti do të ketë pasoja në ekonomi. Sipas tij, pasojat më të mëdha do të jenë në Durrës. Zaloshnja u shpreh se efektet do të ndihen në sektorin e turizmit dhe ekonominë imobiliare.
“Kjo është pika kyçe e programit të rindërtimit. Si ekonomist, mund të them, efekti tërmetit sidomos për Durrësin në ekonominë e turizmit dhe ekonominë imobiliare do jetë i tillë: është pothuajse e pamundur që ndërtimet që do bëhen, që këto pesë qyteza të rikuperojnë atë rënie të prodhimit të brendshëm bruto”.
“Kryeministri është akoma në atë fazën që bën premtime për popullatën, por ai nuk ka në dorë që të vijë turizmi në Durrës dhe Golem. Nuk ma do mendja që të paktën në këto dy vitet e para që aktiviteti i ndërtimit përballon dot humbjen”, tha Zaloshnja.
Ndërkohë, Zaloshnja shpjegoi edhe një nga arsyet pse Kryeministri, sipas tij, nuk pranon që të përdor apartamentet e lira për strehimin e banorëve të prekur nga tërmeti. Zaloshnja tha se nëpërmjet ndërtimin të mini qytezave të reja do të ketë një ndikim në ekonomi.
“Rama është kafshë politike. Nëse do jepte ato apartamentet që thuhet se janë të lira, do kënaqeshin vetëm ato që do merrnin këto banesa. Aktiviteti i ndërtimin i këtyre lagjeve të reja shton një gjysmë pike në prodhimin e brendshëm bruto. Kënaq dhe ndërtuesit që po ndërtojnë”, tha Zaloshnja./Realstory.al/