Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë ka lëkundur Jugun e vendit, ndërkohë që epiqendra ka qenë pranë fshatit Aliko, 6 km në Jug-Lindje të Sarandës. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Delvinë, Finiq dhe Konispol.
Lëkundja është regjistruar në orën 04:07 të mëngjesit të së enjtes. Nga lëkundjet e tërmetit në Sarandë nuk raportohen as persona të lënduar dhe as dëme materiale. Pak ditë më herët një tërmet me magnitudë 3.6 ballë lëkundi Tiranën.
Në muajt e fundit vendi është lëkundur nga disa tërmete, më i forti me magnitudë 7.5 ballë ishte në datë 21 shtator me epiqendër në Durrës, që u ndje në disa qytete duke shkaktuar panik te qytetarët, por edhe dëme materiale.