Futbollistët shqiptarë që luajnë me ekipe të ndryshme të botës janë solidarizuar me momentet e vështira që Shqipëria po kalon për shkak të tërmetit që shkaktoi 50 viktima dhe qindra të plagosur. Edhe klube të ndryshme në Itali, Turqi dhe Greqi të solidarizohen dhe mbështesin vendin tonë, të goditur nga tërmeti i rëndë që solli tragjedi.
Malaga, skuadra ku luan Kejdi Bare dhe Armando Sadiku, ka zbritur në fushë me një fanellë ku shkruhej “pray for Albania”, pra “lutuni për Shqipërinë”.