Tërmeti në Turqi, 18 të vdekur e 400 të plagosur. Kërkime në rrënoja me duar, ngrihen grupet e shpëtimit

AKTUALITET


Turqia po kalon momentet e saj më të vështira mbrëmjen e sotme, pasi u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 i shkallës righter, ndërsa bilanci tragjik po rritet nga minuta në minutë. Mediat turke raportojnë se deri në mesnatën e së pretmes numri i personave që kanë humbur jetën është 18, ndërsa mbi 400 persona kanë mbetur të plagosur.

Tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës righter përveç ndërtesave të shembura, ka shkaktuar dhe zjarre. Në një video vihet re një zjarr i përmasave të mëdha që ka përfshirë një pallat në këtë qytet. Në Twitter janë shpërndarë video të ndryshme që tregojnë pallate të shembura dhe forcat e shpëtimit dhe emergjencave në vend duke ndërhyrë. Njerëz të tjerë nëpër rrugë që kërkojnë të afërmit e tyre, ndërsa ka ende operacione evakuimi. Flitet vetëm për dy persona të lënduar, por me sa duket dëmet janë të mëdha.

Siç raportoi dhe më herët ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu, deri më tani flitet për 5 ndërtesa të shembura. Ndërkohë qytetarët janë njoftuar që të lënë banesat e tyre, nëse kanë pasur dëme dhe të qëndrojnë në vende të hapura. Mes panikut dhe ankthit, ata qëndrojnë në rrugë, nën temperatura që shkojnë nën zero. Puna më e vështirë është ajo e forcave të kërkim-shpëtimit, të cilët po gërmojnë me duar nën gërmadha, ndërsa temperaturat që shkojnë deri në -7 gradë celsius vështirësojnë punën e tyre.

Zyra e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar menjëherë në lidhje me këtë tërmet. Në reagim thuhet se situata po ndiqet nga afër. “Po ndjekim situatën nga afër. Siguria e qytetarëve tanë është prioritet. Zoti qoftë me kombin tonë”, thuhet nga presidenca e Turqisë. Më tej, në reagim thuhet: “Jemi të gjithë në terren dhe po kujdesmi për të lënduarit nga tërmeti. Ka 4-5 ndërtesa të rrënuara në qendrën e Sivrice. 4 nga qytetarët tanë vdiqën. Ka dhjetëra të plagosur. Përsëri, u raportua se 10 ndërtesa janë dëmtuar në qendër të Elazig.  Nuk ka humbje jete ne qender te Elazig. Ekzistojnë gjithashtu vlerësime se disa ndërtesa janë dëmtuar në Malatya. Ky është informacioni që mund të sigurojmë deri më tani. Mbi 5 tërmete të mëpasshme u ndjenë në rrethet fqinje”, thuhet në reagim.



Skip to toolbar