Tërmeti në Turqi, ka ende shpresë nën rrënoja

BOTA


Numri i të vdekurve nga tërmeti në Izmir të Turqisë u rrit në 58, njoftoi presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Të paktën 920 njerëz u lënduan gjithashtu në tërmetin me magnitudë 6,6 ballë që goditi Izmirin, qytetin e tretë më të madh të Turqisë.

Ahmet Citim u nxor nga rrënojat në Izmir pak pas mesnatës të së dielës dhe u dërgua në spital. Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca shkroi në Twitter se burri i tha: “Unë kurrë nuk e humba shpresën”.

Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhduan punën në nëntë ndërtesa në Izmir edhe mëngjesin e kësaj të diele.



Skip to toolbar