Tërmeti në Turqi, rëndohet bilanci viktimave mes tyre 3 shqiptarë

BOTA


Turqia vijon të jetë në panik për shkak tërmetit tronditës të mesditës së të premtes me magnitudë rreth 7 të shkallës rihter. Mediat turke raportojnë se numri i viktimave që nxirren nga rrënojat e ndërtesave të shembura është rritur në 62.

Po sipas mediave turke, mes viktimave janë edhe 3 shqiptarë.

Çifti i bashkëshortëve Hatixhe dhe Bajram Dogruja (70 dhe 73 vjeç) dhe një 64 vjeçare, kanë qenë pjesë e shqiptarëve që janë zhvendosur në Turqi në vitin 1956.

Bilanci i të plagosurve ka arritur mbi 900 persona, të cilët kanë tej mbushur spitalet. Sipas mediave turke, deri tani janë nxjerrë nga rrënojat 100 qytetarë dhe vijojnë kërkimet në 9 ndërtesat e shembura nga tërmeti.

Autoritetet turke u kanë bërë thirrje qytetarëve që mos të futen në banesat e dëmtuara, pasi që pas tërmetit shkatërrues janë regjistruar edhe 35 tronditje të magnitudës më të lartë se 4 ballë dhe gjithsej 484 tronditje.



Skip to toolbar