Tërmeti shkatërron monumentet, shembet kulla e sahatit në Kalanë e Prezës

AKTUALITET


Lëkundjet e forta të tërmetit kanë dëmtuar banesa edhe në qarkun e Tiranës, ndërsa nuk kanë kursyer as monumentet e kulturës.

Kulla e sahatit në Kalanë e Prezës në Tiranë është dëmtuar së bashku me disa banesa në atë zonë. Gurë të kullës së sahatit në Prezë kanë rënë gjatë tërmetit duke shkatërruar muret e saj shekullor, ndërsa raportohet se ka çarje të tokës pranë saj.

Fatmirësisht në qarkun e Tiranës nuk raportohet për jetë të humbura, si në Thumanë dhe Durrës, ku numri i viktimave konfirmohet të jetë të paktën 17 persona.

Qarku i Tiranës dhe Durrësit u zgjuan nga lëkundjet e forta të tërmetit me magnitudë 6.3 Rihter, që çoi në shkatërrimin e shumë banesave në zonë e Thumanit dhe Durrësit, duke shënuar 17 viktima dhe 600 të plagosur dhe 43 të shpëtuar nga rrënojat.



Skip to toolbar