Tërmeti i magitudës 5.8 me epiqendër në detin Adriatik dhe intensitet 7.5 ballë është ndjerë në të gjithë qytetet e vendit edhe pse epiqendra e saj ishte në afërsi të Durrësit.
Lëkundje të fuqishme janë ndjerë edhe në kryeqytet ndërkohë që qytetarët kanë nxituar të dalin nga banesat.
Ministria e Mbrojtjes dhe EC lajmërojnë se po ndjekin minutë pas minute situatën emergjente të krijuar pas lekundjeve të orës së fundit e njëherësh po u përgjigjet nevojave të mundshme. “Situata është nën kontroll, dëmet për momentin duken pa pasoja të rënda.” thuhet në lajmërimin e ministrisë.
Të gjitha strukturat e rendit janë në gadishmëri të plotë dhe do të marrin çdo masë për të qenë pranë dhe në shërbim të qytetarëve.
MB dhe Policia e Shtetit fton këdo që ka nevojë për ndihmë, të telefonojë në nr falas 112.
Dëmet që ka shkaktuar tërmeti janë të mëdha, për më shumë shihni foto dhe videot e siguruara nga Realstory.al