Terror në Çeki, hap zjarr në spital, 6 persona të vdekur

AKTUALITET


Të paktën gjashtë njerëz janë vrarë si pasojë e një sulmi me armë zjarri në një spital universitar në Republikën Çeke, ndërsa autori i sulmit vijon ende të jetë i lirë, pasi policia nuk e ka arrestuar akoma.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:19  të mëngjesit të së martës në qytetin veri-lindor Ostrava. Të shtënat me armë zjarri kanë ndodhur në një klinikë traumatologjike, ndërkohë që i gjithë spitali ishte mbyllur.

Një mjek brenda spitalit tregon se stafi ishte mbyllur në një korridor duke pritur që të mbaronte urgjenca.

“Policia po kërkon intensivisht autorin e krimit”, njoftoi policia, ndërsa thanë se po shtonin numërin e efektivëve në një zonë tjetër që dyshohej se do të hapej zjarr nga autori.

Ata fillimisht postuan një imazh të një burri për të cilin thanë se duhej të gjurmonin dhe i kërkuan ndihmë publikut, por u kërkuan njerëzve që ta trajtojnë situatën me “kujdesin maksimal”.

Guvernatori i rajonit Moravian-Silesian, Ivo Vondrak, tha se të shtënat me armë zjarri kanë shkaktuar një tragjedi të madhe.

Policia tha se oficerët mbërritën në vendin e ngjarjes brenda pesë minutave pasi morën njoftimin ndërsa një helikopter policie u vu në dispozicion që të ndihmonte në kontrollin e zonës nga ajri.

Spitali në Ostrava ndodhet rreth 300 km (190 milje) në lindje të Pragës në Çeki.



Skip to toolbar