Terrorizoi fshatin duke lëvizur rrugëve me armë, arrestohet adoleshenti në Mat

AKTUALITET


Një adoleshent është arrestuar nga policia në Mat, pasi ka terrorizuar banorët e fshatit Stojan duke lëvizur në rrugë me një armë gjahu.

Gjatë operacionit, në momentin kur policia ka bërë rrethimin e zonës ku lëvizte 17-vjeçari, ai ka tentuar ta fshehë armën e gjahut në tavanin e banesës së shokut të tij.

Pas ndalimit, për 17-vjeçarin ka nisur hetimi penal në gjendje të lirë për shkak të moshës, ndërsa është sekuestruar  arma e gjahut dhe municioni luftarak që ai posedonte.“Falë informacioneve të siguruara nga bashkëpunimi me qytetarët, për një shtetas të mitur, i cili lëvizte në rrugët e fshatit Stojan, me një send në duar në dukje si armë gjahu duke shkaktuar panik tek banorët, është organizuar dhe finalizuar operacionin policor i koduar “Stojani”, për kapjen e tij. Në  përfundim të veprimeve të para herimore,  specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat,  nisën procedimin penal në gjendje të lirë, për shkak të moshës për shtetasin O.C., 17 vjeç, banues në fshatin Stojan, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive’.



Skip to toolbar