Testi i poligrafit,Lleshaj: Do të doja ta nisja nga vetja

AKTUALITET


Përveç SPAK-ut dhe BKH-së, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se testi i poligrafit do të përdoret edhe në rekrutimin e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Lleshaj nuk e përjashton veten nga testi i makinës së të vërtetës duke thënë:

“Kjo është një ditë historike, është një instrument i ri objektiv që ndihmon jo vetëm në finalizimin e hapave të reformës në drejtësi, por nuk do të përdoret vetëm për SPAK-un, por për të gjitha rekrutimet e reja në polici, SHÇBA-së dhe institucionet e sigurisë publike, do të doja ta nisja nga vetja ime. SHÇBA-ja do të bëjë testimet, do të jetë në lartësinë e detyrës me profesionalizëm dhe paanshmëri”.

Pesë ekspertët e poligrafit të SHÇBA-së për BKH u certifikuan paraditen e sotme. Poligrafi bazohet mbi faktin se gënjeshtra provokon përgjithësisht ankth, që nga ana e tij modifikon parametrat fiziologjike, si presioni i gjakut, frekuenca kardiake, ritmi i frymëmarrjes e deri tek rezistenca e ndryshuar e lëkurës ndaj përcjelljes se rrymës elektrike.

Edhe FBI-ja e përdor makinën e të së vërtetës kur merr punonjës të rinj, por edhe për dëshmitarët.



Skip to toolbar