Në kuadër të “Tetorit Rozë”, Kryeministri Edi Rama ju ka bërë thirrje të gjitha grave dhe vajzat që të marrin pak kohë për t’u kujdesur për veten.
Përmes një postimi në “Facebook”, Kryeministri Rama apelon për gratë dhe vajzat që të bëjnë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend.
“Mirëmëngjes, dhe me thirrjen e përvitshme në çdo Tetor Rozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Rama.