Teuta bën ‘gol’ në merkato, prezantohet Dejvi Bregu

Më të fundit


Teuta bëri historinë sezonin e fundit duke siguruar për herë të parë dy trofe, Kupë dhe Superkupë. Stafi drejtues nuk dëshiron të ndalet këtu, jo vetëm që arritën të ruajnë boshtin e formacionit bazë por gjatë kësaj merkatoje vere janë përforcuar jo pak.

Largimi i vetëm me peshë ishte ai i Sherif Kallakut, por Edi Martini do të ketë në dispozicion sezonin e ri një tjetër talent të futbollit shqiptar, Dejvi Bregu. Klubi durrsak bën “gol” në merkato duke afruar një nga futbollistët më të mirë në qarkullim, për më tepër me kosto zero.

Afrimi i Bregut pozicionon bregdetarët në grupin e ekipeve që këtë sezon pretendojnë titullin kampion. Në aspektin personal, ky është një hap pas për sulmuesin vlonjat i cili sërish nuk arriti të transferohet jashtë Shqipërisë.

Në pamundësi të një ofertë më të mirë jashtë Shqipërisë, Bregu vendosi të qëndroj sërish në Superligë, këtë herë për të synuar titullin kampion me Teutën.



Skip to toolbar