Në ditën e Kombeve të Bashkuara, Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se është koha që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së.
“Roli i OKB’së në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në botë mbetet e rëndësishme. Sot, kur njerëzimi përballet me sfida të reja është thelbësore që ne të qëndrojmë të bashkuar në ruajtjen e një të ardhme të sigurt të vendeve tona. Tani është koha që Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar ai në Twitter.
