Thellohet varfëria në Kosovë/ Shumë familje jetojnë vetëm me 1.85 euro në ditë

KOSOVA


Thellohet varfëria në Kosovë. Sipas të dhënave të fundit nga UNDP për vitin 2023 varfëria u rrit me 16% duke dëshmuar për gjendjen e vështirë të familjeve me të ardhura të pakta.

Ekspertët thonë se niveli i lartë i varfërisë lidhet me papunësinë e lartë por dhe çmimet e rritura duke bërë shumë familje të jetojnë nën nivelin e varfërisë me më pak se 1.85 euro në ditë.

Sipas raportit, në vitin 2021 familjet shpenzuan 200 euro në ditë për nevoja bazike, por së fundmi për shkak të krizës së çmimeve kostot e jetesës janë rritur ndjeshëm duke ndikuar në mirëqenien e tyre. E ndërkohë, të ardhurat e ketyre familjeve kanë mbetur të njëjta.

Në kushte të tilla, kërkohet më shumë mbështetje nga qeveria për shtresat në nevojë në një kohë kur inflacioni vijon të qëndrojë i lartë në Kosovë në 4.2%.

Shkalla e varfërisë në Kosovë ka ardhur në rritje veçanërisht në tre vitet e fundit. Në vitin 2016 sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave në Kosovë ajo rezultone në rënir në 38.6%, ndërsa pas vitit 2017 ka ndjekur vetëm trajektore rritëse.



Skip to toolbar