Policia e Tiranës ka mundur të identifikojë personat q ëthyen karriget në ndeshjen me Francën në stadiumin “Air Albania”, ndërkohë që janë shoqëruar dy persona edhe për hedhje të shisheve në fushë gjatë ndeshjes Vllaznia-Apolonia për femra.
Burime në policinë e Tiranës bëjnë me dije se në zbatim të Kodit Penal që hyri në fuqi në fillim të muajit Tetor lidhur me masat kundër dhunës në sport, janë identifikuar nëpërmjet kamerave të stadiumit dhe janë shoqëruar 2 shtetas të cilët në ndeshjet e futbollit të zhvilluara në stadiumin e ri kombëtar në Tiranë, Vllaznia-Apolonia (Femra) dhe Shqipëri-Francë, kanë hedhur drejt fushës shishe plastike.
Njeri prej tyre që hodhi shishen plastike u procedua në gjendje të lire në Prokurori, ndërsa tjetri ishte i mitur. Sipas burimeve të Policisë së Tiranës janë identifikuar edhe shtetasit që kanë dëmtuar dhe thyer karriget e stadiumit ‘Air Albania’ në ndeshjen Shqipëri-Francë.