Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka uruar Presidentin e SHBA, Joe Biden pasi Kolegji Elektoral e certifikoi si President të 46-të të SHBA.
Putin nuk e uroi Biden-in së bashku me shumicën e liderëve ndërkombëtarë që i dërguan mesazhe mbështetjeje që pas shpalljes së rezultateve të para.
Po ashtu në një mesazh domethënës, Putin i uron Biden-it suksese teksa i shtriu dorën për bashkëpunim. Sipas Putin Rusia dhe SHBA pavarësisht dallimeve, mund të zgjidhin shumë probleme dhe sfida me të cilat po përballet bota.
“Nga ana ime, unë jam gati për ndërveprim dhe kontakt me ju,” citoi Kremlini Putinin.
“Putini i uroi presidentit të zgjedhur çdo sukses dhe shprehu besimin se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë një përgjegjësi të veçantë për sigurinë dhe stabilitetin global, munden, megjithë ndryshimet e tyre, të ndihmojnë vërtet për të zgjidhur shumë probleme dhe sfida me të cilat përballet bota,” thuhet në deklaratën zyrtare të Kremlinit.