Partia Socialiste ka propozuar datën 11 maj, si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 2025.
Kjo u konfirmua nga sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, pas konsultimeve që pati me kreun e Shtetit Bajram Begaj.
“Propozuam datën 11 Maj për zgjedhjet. Datën me të fundit ne afatin ligjor, aq sa parashikon Kodi Zgjedhor, për t’i dhënë mundësi te procesit përgatitor për votën e emigrantëve”, tha ai për mediat.