“Tirana, qershia mbi tortë”, Rama: Gara për ndërtimin e Milot-Balldren hapet brenda muajit!

AKTUALITET


Është promovuar sot kalendari turistik veror, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Platforma digjitale Kombëtare e Turizmit TEA tashmë është kthyer në një udhërrëfyes jo vetëm të eventeve në destinacionet turistike të Shqipërisë, po edhe me shumë njësi shërbimin duke kryer detyrën e një sporteli digjital “one stop shop”, me qëllim lehtësimin e qëndrimin e çdo turisti dhe vizitori në vendet e tyre të pushimit.

Rama bëri me dije se në fund të këtij muaji do të hapet gara për ndërtimin e aksit Milot-Balldren dhe më pas Balldren-Muriqan për lidhje me Malin e Zi.

Më tej nënvizoi se “qershia mbi tortë”, mbetet Tirana pasi ka pasur një zhvillim të dukshëm dhe një numër të lartë të turistëve.

“Kemi një sezon të ri që hapet me disa vepra të mëdha të infrastrukturës që i vihet në dispozicion udhëtarëve dhe turistëve duke filluar nga Tuneli i Llogorasë, një ide e vjetër, një zotim legjendar i të gjitha forcave politike në të gjitha fushata i cili këtë sezon do të jetë i kalueshëm për ata që do të shkojnë në jug apo që do të vijnë nga jugu duke vazhduar me rrugën Orikum-Dukat që zbulon një tjetër pjesë të panjohur.

Për të nisur me aksin Thumanë-Kashar një aks i rëndësishëm përveç prurjes së makina nga Tirana për në jug bëhet e papërballueshme. Vjet ka qenë një torturë për udhëtarët por njëkohësisht ky aks është pjesë e korridorit blu. Ishte një tjetër ide shumë e përqeshur ku ne e prezantuam para se të vinim në qeveri. Sot jo vetëm është një korridor i miratuar, por është dhe një korridor që po ndërtohet.

Aksi Thumanë-Kashar përfundon një nga segmentet e tij. Hapim garën në fund të këtij muaji për Milot-Balldren dhe pastaj Balldren-Muriqan për të bërë lidhjen e me Malin e Zi. Kjo infrastrukturë do të jetë e përfunduar Brenda dekadës. Shqipëria e 2030 do të këtë një ofertë turistike spektakolare në aspektin e transportit.’- u shpreh Rama.

Nga ana tjetër Rama bëri të ditur se punimet në aeroportin e Vlorës do të përfundojnë brenda këtij viti.

“Aeroporti i Vlorës sipas të gjitha gjasave do të përfundojë punimet brenda këtij viti. Do të kalojë në periudhën e testit dhe certifikimeve në 6 mujorin e vitit të ardhshëm. Do të jetë operacional në sezonin  ardhshëm turistik me një operator, që është aeroporti i Mynihut. Do të hapte gara për aeroportin e Gjirokastrës”, – tha Rama.



Skip to toolbar