Qytetarët të cilët festuam deri vonë në orët e para të mëngjesit të datës 1 janar, ndërrimin e viteve, zgjodhën sheshin “Skënderbej” për të pirë kafen e mëngjesit të favorizuar edhe nga kushtet e motit me diell.
Këto janë pamjet në zemër të Tiranës, aty ku festimet e Vitit të ri vijojnë edhe në ditët e para të janarit.
Për ABC News qytetarët tregojnë edhe përjetimet e natës së ndërrimit të viteve, ku padyshim të vegjlit janë ata që nuk i fshehin aspak emocionet dhe ndjesitë.
Me shpresën për një vit më të begatë, ata tregojnë edhe pritshmëritë e 2025-ës.