Tiranë/ PS arrin 19 mandate, PD në avantazh vetëm në Kamëz dhe Kavajë

Më të fundit


Në qarkun e Tiranë vijon procesi i numërimit të votave ku deri më tani janë numëruar 534 qendra votimi nga 1283 në total. Sipas rezultateve zyrtare të përditësuara nga KQZ, PS ka marrë 84,233 vota ose 48.53 %. PD ose Aleanca për Shqipërinë Madhështore deri më tani ka marrë 60,234 vota ose 34,70 %.

8,521 vota kanë shkuar për Partinë Mundësia, kurse për nismën Shqipëria Bëhet 5,275 vota ose 3.04%. Lëvizja Bashkë deri më tani në qarkun e Tiranës ka marrë 2,790 vota ose 1.61%.

Deri më tani, të përkthyera në mandate Partia Socialiste merr 19 mandate, kurse Partia Demokratike, Aleanca për Shqipërinë Madhështore merr 14 mandate, si dhe nga një mandat Lëvizja Bashkë, partia Mundësia si dhe Nisma Shqipëria Bëhet.



Skip to toolbar