Tjetër aksident në Tiranë/ Kamionçina që transportonte viça përplaset me trafikndarësen, humb jetën shoferi

AKTUALITET


Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur në Tiranë, ku për pasojë një person ka humbur jetën. Sipas policisë, një mjet tip kamionçinë me të cilën transportoheshin viça, është përplasur me trafikndarësen dhe si pasojë drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Kujtojmë që po sot, në orët e para të mëngjesit në Tiranë, një vajzë e re 23 vjece humbi jetën pasi u përplas në oborrin e banesës së saj nga një makinë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.08.2022, në Mjull Bathore, një mjet tip kamionçinë me të cilën transportoheshin viça, është përplasur me trafikndarësen dhe si pasojë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit  dhe identifikimin e viktimës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Skip to toolbar