Sindikata e Gjyqtarëve drejtohet nga një grup gjykatësish që në karrierën e tyre të shkurtër, kanë dënuar vetëm drejtues të qeverisë qendrore dhe lokale. Në vetëm 5 vitet e fundit, ata kanë dënuar me burg nga Erion Veliaj, te Arben Ahmetaj, Lefter Koka e Vangjush Dako. Ndërsa kanë të pandehur shumë deputetë, ish ministra e ministra e kryetarë të bashkie të majte, i vetmi person të cilit ata i kanë lehtësuar masën, është dhëndri i Sali Berishes, Jamarbër Malltezi.
Cilët janë gjykatësit e Sindikatës së Gjyqtarëve?
Drejtuesit e shoqatës së gjyqtarëve, janë kryetar Engert Pëllumbi, gjykatës pranë Apelit të GJKKO, nënkryetar Ardit Kuka, sekretare Valjona Haxhiraj, ndërsa anëtarë të Këshillit Drejtues të Shoqatës ku përfshihet edhe kryetari edhe nën kryetari, pjesë e tyre janë gjyqtarët Engert Pëllumbi, Ardit Kuka, Ina Hoxhaj, Manjola Xhaxho, Ervin Sulaj, Fatri Islamaj, Erjon Bani, Elsa Ulliri dhe Albert Kera.
Engert Pëllumbi, gjyqtar pranë Apelit të GJKKO ka trajtuar disa nga cështjet më të rëndësishme por edhe masat që janë kundërshtuar nga zyrtarë të lartë, përfshirë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, ish kryeministrin Sali Berisha, cështjen ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri por ka shqytuar ankimimet e bëra për sekuestrimin e pasurive dhe për bashkëshorten e ish kryebashkiakut Ajola Xoxa. Ka gjobitur po ashtu në 2011 për shpifje ish deputeten e PS, Ermonela Felaj.
Sa i përket Erion Banit, i cili është gjithashtu pjesë e kësaj shoqate, ai mban postin e kreut të GJKKO, ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, ka udhëruar hetime të thelluara lidhur me ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, gjithashtu ka dhënë masa sigurie për ish kryebashkikuan e Durrësit Vangjush Dako dhe ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj. Bani është pjesë e trupit gjykues edhe në dosjen 5D, por lidhur me cështje që ka trajtuar bëhet fjalë për atë të ish Presidentit Ilir Meta, kohë më parë Bani shpalli moskompetencë lidhur me zëvendësimin e masës për të. Ka dërguar për gjykim tre zyrtarë të bashkisë Kurbin, por ka dënuar edhe kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla.
Elsa Ulliri, gjyqtare pranë GJKKO është gjyqtarja që është në procesin ndaj ish kryeministrit Sali Berisha për dosjen Partizani. Gjatë këtij procesi, ka patur disa polemika por ka bërë edhe kërkesa për terheqje nga kjo dosje. Është gjithashtu pjesë e trupit gjykues në procesin ndaj Vangjush Dakos. Më 31 janar pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar për ish ministrin Lefter Koka, lidhur me inceneratorin e Tiranës. Në 30 korrik të 2024, me vendim të saj la në qeli Evis Berberin, ndërkohë ka qenë pjesë e gjykimit në fazën paraprake për dosjen ndaj ish ministrit Beqja.
Një tjetër anëtare është edhe Ina Hoxhaj, e cila ka kaluar me sukses procesin e vettingut. Deklarimet e saj të pasurisë, tregojnë rritje të pasurisë nga 42 mijë lekë në 2014 në rreth 811 mijë lekë në fund të 2018.
Fatri Islamaj, ish drejtues i gjykatës së Tiranës, i larguar nga vettingu dhe i rikthyer nga Apeli. Është gjyqtari që coi në SPAK për hetime të mëtejshme shembjet në rrugën 5 Maji, në Tiranë. Ka lënë edhe në fuqi në 2024, masën e arrestit me burg për një ish punonjëse të Bankës së Shqipërisë dhe Kuvendit./abcnews.al
