Topollaj: Një sqarim për “ndalimin e koalicioneve parazgjedhore” në rast se hapen listat

AKTUALITET


Nga Fabian Topollaj

Kam vënë re që ca tipa bëjnë sikur se kuptojnë cështjen që po u adoptua sistemi me lista të hapura, partitë që dalin bashkë në zgjedhje janë të detyruara të konkurojnë me një listë të përbashkët në zgjedhje, pra pa koalicione ne kuptimin qe secila parti në koalicion të ketë listën e tij. Ndryshe nuk do mund të votonim me fletë votimi por me bllok shënimesh shumëfaqësh.
Atë që me fjalë të thejshta e konsiderojmë si “ndalimi i koalicioneve parazgjedhore”, në fakt është kusht i sistemit me lista te hapura. Keshtu e ka Kosova, Danimarka etj dhe cdo vend që aplikon sistem me lista te hapura.
Me hapjen e listave që propozohet në këtë rast, Basha dhe Kryemadhi prsh kanë të gjithë mundësinë të bëjnë koalicion parazgjedhor sëbashku duke konkuruar në zgjedhje me një listë të përbashkët si Fatmir Limaj dhe Behxhet Pacolli në Kosovë ose të dalin më vete në zgjedhje dhe të bëjnë koalicion paszgjedhor si Albin Kurti dhe Vjosa Osmani në të njejtin rast.
Dhe kjo është kaq e thjeshtë për tu kuptuar sa që kushdo që “shqetësohet” për koalicionet vetëm sa qan hallin e kryetarit të Partisë dhe jo të Shqipërisë.



Skip to toolbar