Tornadot “gjunjëzuan” Kentakin, pritet të rritet mbi 100 bilanci i viktimave

BOTA


Numri i të vdekurve nga tornadot e fuqishëm që shkatërruan qytete në Kentaki të SHBA-ve ka gjasa të kalojë mbi 100 bën me dije guvernatori, ndërkohë që sa vjen e venitet shpresa për gjeten e të mbijetuarve.

Andy Beshear tha se kjo ishte ngjarja më shkatërruese në historinë e shtetit, me të paktën 80 vdekje të konfirmuara.

“Asgjë që qëndronte në linjë të drejtë me tornadon nuk është në këmbë,” tha ai. Katërmbëdhjetë vdekje janë raportuar në katër shtete të tjera.

Presidenti Joe Biden ka shpallur një fatkeqësi të madhe federale në Kentaki dhe ka urdhëruar që ndihma federale të vihet në dispozicion për zonat më të goditura.

Punonjësit e shpëtimit kërkuan në rrënoja për të mbijetuarit, ndërsa ekipet shpërndanë ujë dhe gjeneratorë për banorët.

Më shumë se 300 anëtarë të Gardës Kombëtare shkuan derë më derë duke ndihmuar në pastrimin e mbetjeve.



Skip to toolbar