Gjykata ka dhënë masën e arrestit me burg për 3 vrasësit e Drita Saliajt mbrëmjen e 5 janarit në fshatin Gjerbës të Mallkastrës.
Luis Saliaj, Ervis Zotaj dhe Sindi Shehaj akuzohen për ngjarjen makabre të datës 5 janar, ku vranë dhe hodhën në rezervuar Drita Saliajn.
Ndërkohë asnjë prej familjarëve e të akuzuarve nuk morën pjesë në seancën gjyqësore në gjykatë duke i lënë vetëm bijtë e tyre që akuzohen për vrasje.
Tre të rinjtë hynë në shtëpinë e Drita Saliajt mbrëmjen e 5 janarit duke pirë edhe kafenë nga e zonja e shtëpisë.
Pas kësaj, ata e sulmuan gruan duke kërkuar para, ndërsa kjo e fundit i njohu duke bërë që të rinjtë ta vrisnin duke e hedhur në rezervuarin e fshatit.