Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, shkatërrohet grupi kriminal, 14 urdhër-arreste

AKTUALITET


Një grup i strukturuar kriminal i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri është shkatërruar ndërsa janë lëshuar 14 urdhër arreste.

Në aksionin mes policisë shqiptare dhe asaj të Kosovës janë sekuestruar armë dhe municione.

Grupi është shkatërruar pas 9 muaj hetime ku me ndihmën e Europolit, prokuroria e Tiranës dhe ajo Speciale në Kosovë kanë bërë të mundur identifikimin grupin kriminal të trafikut të armëve që ishte aktiv në dy vendet.

“Shkatërrohet grupi kriminal i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri, Prokuroria e Tiranës dhe Prokuroria Speciale e Kosovës lëshojnë 14 urdhër arreste, sekuestrohen armë e municione

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe me ndihmën e EUROPOL shkatërruan pas mbi nëntë muaj hetime, një grup kriminal të trafikut të armëve, aktiv në të dy shtetet.

Hetimet datojnë në muajin shkurt të këtij viti, ku pas informacioneve të grumbulluara ne rrugë operative nga ana e Seksionit Për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policise Tiranë për dyshimin se shtetesi V.O. në bashkëpunim me persona të tjera, shtetas Shqiptarë dhe Kosovarë, kryejnë aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të amrëve të zjarrit nga Kosova në drejtim të Shqipërisë si dhe trafikimin e lëndëve narkotike kryesisht kokainë nga Shqipëria në Kosovë, u regjistrua procedimi penal nr.1167 për veprën penale ‘Trafikimi i armëve dhe i municionit’ kryer në bashkëpunim dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit’ parashikuar nga nenet 278 dhe 278/a/2 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e prokurorisë së Tiranës.

Referuar hetimeve të deritanishme, rezulton se të dyshuarit ishin “përgjegjës për furnizimin, transportin dhe shitjen e armëve ose materialeve shpërthyese, duke krijuar një rrugë të ndërlikuar importi dhe eksporti.



Skip to toolbar