Tragjedi në Itali: 41 viktima nga fundosja e anijes me emigrantë

BOTA


41 emigrantë kanë humbur jetën në orët e para të mëngjesit të së mërkurës pasi një anije, e cila u nis nga Tunizia u fundos teksa lundronte në kanalin e Siçilisë, Itali.

Sipas mediave italiane, varka ishte nisur nga Sfax në Tunizi, ku vetëm 4 persona arritën të shpëtonin, 3 burra dhe 1 grua. Ata u shpëtuan nga autoritetet italiane mëngjesin e kësaj të mërkure dhe u transportuan në Lampedusa, raportojnë mediat e huaja.

Sipas rrëfimeve të të mbijetuarve, pas rreth 6 orësh lundrim, anija u fundos për shkak të një dallge të madhe, ndërsa të gjithë emigrantët përfunduan në det. Vetëm 15 prej tyre kishin jelek shpëtimi, por edhe ata u mbytën.

Gjithashtu edhe më 6 gusht si pasojë e përmbytjes së një gomoneje me emigrantë në brigjet e ishullit Italian, Lampedusa ku trafiku i emigrantëve është intensiv në Mesdheun Qendror, u gjetën trupat e pajetë të dy personave, përkatësisht të një gruaje dhe të një fëmije.

Sipas të dhënave të IOM-it, që nga viti 2014 në det janë mbytur mbi 14 mijë persona gjatë përpjekjes për të kaluar nga Libia dhe Tunizia për në Itali.



Skip to toolbar