Një ortek në Kaliforni, në zonën e Castle Peak pranë Liqenit Tahoe ka shkaktuar një tragjedi të rëndë, ku tetë skiatorë janë gjetur të vdekur dhe një tjetër vazhdon të konsiderohet i zhdukur. Autoritetet lokale konfirmuan se gjashtë persona u shpëtuan, ndërsa dy prej tyre u dërguan në spital me lëndime jo kërcënuese për jetën.
Orteku mbuloi një sipërfaqe të madhe, sa një fushë futbolli, duke e bërë operacionin e kërkim-shpëtimit jashtëzakonisht të vështirë për shkak të kushteve të motit dhe rrezikut të ortekëve të tjerë.
Sipas të dhënave, SHBA regjistron mesatarisht 27 viktima nga ortekët çdo dimër. Ky sezon, deri para kësaj ngjarjeje, kishte raportuar gjashtë viktima.
Autoritetet kanë paralajmëruar për rrezikun e ortekëve të tjerë në zonë, duke këshilluar qytetarët që të tregojnë kujdes.
